Egli Tako, ish-finalistja e Big Brother VIP Albania 4, ka sqaruar më në fund një nga pyetjet që fansat i bëjnë më shpesh për jetën e saj private.
Gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram, Egli u pyet nëse është aktualisht në një lidhje dashurie. Përgjigjja e saj ishte e drejtpërdrejtë dhe pa shumë zgjatje: “Meqenëse është gjithashtu një pyetje tjetër shumë e shpeshtë në këtë ask: Jo, nuk jam.”
Kështu, Egli konfirmoi se aktualisht është single, ndërsa nuk mungoi as ironia e saj për interesimin e vazhdueshëm të publikut ndaj statusit të saj sentimental.

