Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane – Union der albanischen und deutschen Unternehmen in Deutschland e.V. – është një organizatë e pavarur dhe jofitimprurëse, e themeluar në tetor të vitit 2013 në Köln të Gjermanisë.
Unioni u krijua si një platformë që bashkon sipërmarrës, kompani, profesionistë dhe partnerë institucionalë, me synimin për të forcuar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Gjermanisë dhe hapësirës shqiptare.
Gjatë viteve, Unioni është zhvilluar në një rrjet biznesi me shtrirje në Gjermani dhe me lidhje të drejtpërdrejta me institucione, organizata ekonomike dhe partnerë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.
Në thelb, Unioni synon të jetë një urë lidhëse mes komunitetit të biznesit shqiptar dhe atij gjerman, duke krijuar një hapësirë ku sipërmarrësit mund të afrohen dhe të ndërtojnë marrëdhënie profesionale.
