Ish drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni ka dalë nga ambientet e SPAK, ku Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Vlora Hyseni e cila mbajti postin për mbi 3 vite, u pezullua dhe u vendos në arrest shtëpie me urdhër të SPAK.
Mbi të rëndojnë dy akuza, përkrahja e autorit të krimit dhe zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete.
Kjo solli shkarkimin e menjëhershëm nga detyra me urdhër të kryeministrit Rama dhe dekret të Presidentit.
