Marini dhe bashkëshortja e tij Alba janë bërë sërish prindër, duke ndarë me ndjekësit lajmin e ëmbël pas një shtatzënie që e mbajtën larg vëmendjes së publikut.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Alba përmes një videoje në TikTok, ku ka treguar momente nga 9 muajt e shtatzënisë dhe emocionet e para pas lindjes. Në pamjet e publikuara, ajo shihet duke mbajtur në gjoks foshnjën e porsalindur nga shtrati i spitalit.
“9 muajt e fundit… shumë prej jush e gjetën saktë!”, ka shkruar Alba, duke zbuluar se kishte zgjedhur ta përjetonte në privatësi këtë periudhë të veçantë.
Por surpriza nuk mbaron këtu. Përmes një ndryshimi në bio-n e Instagramit, Alba zbuloi edhe emrin dhe gjininë e pjesëtarit më të ri të familjes: Madison.

