Pas eksperiencës në “Big Brother VIP Albania 5”, Greta Kazazi duket se është gati për një kapitull të ri në televizion, pasi ka zbuluar se së shpejti do të rikthehet në ekran me një projekt të ri në Top Channel. E ftuar në “Ftesë në 5”, ajo foli për planet profesionale, por edhe për jetën personale, marrëdhënien me partnerin Onno dhe familjen e tij.
Greta tregoi se familjet e tyre janë takuar për herë të parë në festën e 25-vjetorit të saj, duke sqaruar se takimi nuk kishte lidhje me një fejesë. Ajo u shpreh gjithashtu shumë e afërt me nënën e Onnos, të cilën e konsideron si një nënë të dytë dhe një shoqe.
Ndërsa për marrëdhënien me Selin Bollatin, Greta tha se vazhdon të jetë shumë e mirë, edhe pse për shkak të angazhimeve dhe qëndrimit të Selinit në Kosovë, kohët e fundit nuk janë takuar shpesh.
