Jonida Maliqi e ftuar në “Live From Tirana”, këngëtarja foli për romancën me Alessio Alian dhe tregoi se, edhe pse zgjedh ta mbajë lidhjen larg ekspozimit të tepërt mediatik, ndjenja mes tyre është e fortë.
Jonida tha se të dy janë prindër të divorcuar dhe preferojnë të jenë të kujdesshëm për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre. Duke folur për marrëdhënien në distancë, ajo pranoi se ka edhe momente të vështira, por ajo që e bën të veçantë lidhjen është ndjesia që i jep partneri.
“Më kthen fëmijën që kam brenda dhe është gjëja më e bukur në botë”, u shpreh Jonida për Alessio-n.
https://www.instagram.com/reel/Ddl6cgcslIj/?stkn=bGczcGcyNHEyd2t6
