Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Shokon ish-banori i “BBVA”, Qetësor Ferunaj: Jam abuzuar seksualisht që në moshën 5 vjeçare

    September 9, 2026

    Horoskopi për ditën e sotme, 9 shtator 2026

    September 9, 2026

    Çantat më të rralla dhe më të shtrenjta që ekzistojnë – cilat janë?

    September 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Duane “Keffe D” Davis shpallet fajtor për vrasjen e Tupac Shakur

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Pas gati 30 vitesh mister, një gjykatë në Las Vegas ka shpallur fajtor ish-drejtuesin e një bande, Duane “Keffe D” Davis, për organizimin e vrasjes së reperit të njohur Tupac Shakur. Juria e shpalli Davis fajtor për një akuzë për vrasje me armë vdekjeprurëse. Shakur u vra më 7 shtator 1996, në Las Vegas, gjatë një sulmi nga një makinë në lëvizje.

    Davis, 63 vjeç, qëndroi i heshtur në sallën e gjyqit ndërsa u lexua vendimi. Më pas, ai tha se do ta apelojë vendimin. Familjarët e Shakur u panë të emocionuar, ndërsa disa prej tyre u përqafuan dhe qanë. Tupac Shakur ishte 25 vjeç kur u vra, në kulmin e karrierës së tij. Ai konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të muzikës rap dhe ka shitur më shumë se 75 milionë disqe në mbarë botën.

    Prokurorët argumentuan se Davis nuk ishte personi që qëlloi me armë, por se ai organizoi sulmin dhe siguroi armën që, sipas tyre, u përdor nga nipi i tij, Orlando Anderson. Sipas prokurorisë, vrasja ishte planifikuar si hakmarrje pasi Anderson ishte përfshirë në një përleshje me Tupac Shakur dhe grupin e tij, vetëm disa orë para të shtënave. Për rreth 30 vjet, vrasja e Tupac Shakur mbeti një nga çështjet më të njohura të pazgjidhura në SHBA. Rasti nxiti shumë teori dhe spekulime, por deri tani nuk kishte përfunduar me një dënim.

    Vrasja ndodhi në një periudhë kur rivaliteti mes skenës së repit në Bregun Lindor dhe atë në Bregun Perëndimor ishte shumë i fortë. Në atë kohë, konfliktet mes bandave Bloods dhe Crips kishin lidhje të forta me skenën e hip-hopit.

    Një nga provat kryesore të prokurorisë ishin deklaratat e vetë Davis. Ai kishte pranuar publikisht në disa raste se ndodhej në Cadillac-un e bardhë nga i cili u qëllua ndaj Tupac. Davis kishte folur për rolin e tij në vrasje edhe gjatë një interviste sekrete me policinë në vitin 2008, në kuadër të hetimeve për vdekjen e reperit tjetër, Notorious B.I.G., emri i vërtetë i të cilit ishte Christopher Wallace.

    Ai foli më gjerësisht për rolin e tij në autobiografinë e vitit 2019, “Compton Street Legend”. Prokuroria argumentoi se deklaratat dhe intervistat e Davis e dobësuan mbrojtjen që ai kishte pasur më parë nga autoritetet. Gjykata vendosi se intervista e tij me policinë mund të përdorej si provë në gjyq. Në fjalën përmbyllëse, prokurori Binu Palal u kërkoi anëtarëve të jurisë ta merrnin Davis në fjalë dhe ta shpallnin fajtor.

    Për vite me radhë, tha Palal, Davis kishte treguar se “ai është përgjegjës për vrasjen e Tupac Shakur” përmes dokumentarëve, autobiografisë, podkasteve dhe intervistave me policinë.

    “Ai është personi që merr vendimet, në çdo rast, në çdo version, ai është drejtuesi i South Side Crips. Kur personi që merr vendimet është ulur në sediljen e parë kur qëllohen plumbat, nuk ka dyshim se ai është përgjegjës”, tha prokurori.

    Mbrojtja e Davis u përpoq të bindte jurinë se deklaratat e tij ishin të sajuara dhe se ai kishte ekzagjeruar rolin e tij për të shitur libra dhe për të fituar para. Avokati i tij, Michael Sanft, i kwrkoi gjykatws të mos i besonte klientit të tij, duke e cilësuar si një gënjeshtar që kishte treguar histori për të shitur librat.

    Megjithatë, vetëm pak orë pasi juria mori çështjen për shqyrtim të hënën, ajo arriti në vendimin për ta shpallur Davis fajtor. Gjykatësja e Gjykatës së Qarkut Clark, Carli Kierny, caktoi datën 13 tetor për shpalljen e dënimit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleLULU në 2 dhe 3 Shtator 50% Ulje Nxitoni!
    Next Article Epokë e re për Apple, John Ternus merr drejtimin e kompanisë

    Related Posts

    Selin Bollati rikthehet në Top Channel, zbulon emisionin që do të moderojë

    September 8, 2026

    Pas 8 vitesh, Tayna merr vendimin e papritur! Mbyll një kapitull të rëndësishëm në karrierë

    September 7, 2026

    HUMAN & ROBOT: Elton Ilirjani në runway-n e së ardhmes

    September 7, 2026

    Pas situatës me Eduart Kuçin, Jozefin Marku shoqërohet në polici!

    September 5, 2026

    “Nuk më lejohet të flas”Deklarata e Elijona Binakajt ngre pikëpyetje

    September 4, 2026

    Vesa Luma drejt rikthimit në televizion? Ja çfarë ka zbuluar këngëtarja

    September 4, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Shokon ish-banori i “BBVA”, Qetësor Ferunaj: Jam abuzuar seksualisht që në moshën 5 vjeçare

    September 9, 2026

    Një rrëfim i papritur e tepër shokues është bërë në studion e Abc së Mëngjesit,…

    Horoskopi për ditën e sotme, 9 shtator 2026

    September 9, 2026

    Çantat më të rralla dhe më të shtrenjta që ekzistojnë – cilat janë?

    September 8, 2026

    Selin Bollati rikthehet në Top Channel, zbulon emisionin që do të moderojë

    September 8, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by