Pas përfundimit të historisë së tij me Elhaida Danin, duket se në jetën e balerinit Ledian Agallijaj mund të ketë hyrë një person i ri. Një Story i fundit në Instagram ka mjaftuar për të ndezur kuriozitetin e ndjekësve.
Ledian ka publikuar një foto ku shfaqet pranë një vajze misterioze, ndërsa krahas saj ka shkruar: “My endless summer”. Një dedikim i tillë ka bërë që menjëherë të lindin dyshimet: është thjesht një shoqe apo bëhet fjalë për një romancë të re?
Për momentin, Lediani nuk ka dhënë asnjë konfirmim dhe nuk ka zbuluar identitetin e vajzës. Megjithatë, mënyra se si e ka shoqëruar postimin ka bërë që fansat të mendojnë se kjo verë mund të ketë qenë vërtet e veçantë për balerinin.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për një miqësi apo për një histori të re dashurie që Lediani thjesht ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së publikut.

