Artistja Elsa Lila ka publikuar këngën e saj më të re, “Une Semaine”, duke e shoqëruar lajmin me një fotografi artistike dhe një mesazh që ngre jo pak pikëpyetje.
“Ndonjëherë mjafton vetëm një javë…”, shkruan Elsa Lila në postimin e saj.
Dhe pikërisht kjo fjali ka bërë që fansat të pyesin veten: çfarë historie fshihet pas kësaj kënge?
Titulli në frëngjisht, që do të thotë “Një javë”, së bashku me imazhin e errët dhe elegant të artistes, krijon një atmosferë enigmatike. Elsa nuk ka zbuluar shumë detaje rreth kuptimit të këngës, duke e lënë publikun të zbulojë vetë mesazhin përmes muzikës.
Këngëtarja, e njohur për mënyrën e saj të veçantë të të shprehurit përmes muzikës, vjen kësaj here me një projekt që që në prezantim duket se mbart emocion, mister dhe një histori personale.
Tashmë “Une Semaine” është në YouTube dhe fansat kanë mundësinë të dëgjojnë projektin e ri të artistes.Një javë mund të duket pak… por sipas Elsa Lilës, ndonjëherë mund të jetë gjithçka.

