Moderatori dhe reperi i njohur, Meriton Mjekiqi, ka tërhequr sërish vëmendjen me jetën e tij private. I ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan, ai u pyet për statusin sentimental dhe përgjigjja e tij la vend për interpretime.
Një koment i Marina Vjollcës gjatë intervistës ngriti menjëherë dyshime për një lidhje të re, duke e kthyer momentin në një nga më të komentuarit e mbrëmjes.
Marina Vjollca: Ne jemi duke folur dhe unë shikoj Meritonin, që puth një njeri në kamera. Me kë po puthesh ti?
Meriton Mjekiqi: Ishte nipi im, më kishte parë live dhe më thirri edhe e putha.
Marina Vjollca: Thashë mos zbulova ndonjë ekskluzivitet kështu. Ndonjë gjë tjetër nuk kemi pas nipit?
Meriton Mjekiqi: Jam i lumtur, jam mirë në jetën time.
Marina Vjollca: E morëm ekskluzivitetin, Meritoni i zënë. Kaq.
