Besoj të gjithë e kemi parë të paktën një herë në ekran, në rolin e Arsen Hanım në serialin e famshëm “Dashuri e Ndaluar”. Aktorja turke Gülsen Tuncer është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, duke lënë pas një karrierë prej më shumë se pesë dekadash në teatër, kinema dhe televizion.
Lajmi për ndarjen e saj nga jeta u bë publik më 17 shtator. Mediat turke raportojnë se Tuncer po trajtohej prej kohësh për kancer në tru. Përveç rolit të Arsen Hanım në “Aşk-ı Memnu”, ajo u shfaq edhe në disa produksione të njohura turke dhe gjatë karrierës së saj u angazhua edhe në teatër, regji, pedagogji dhe punë pas kamerave.
Me një karrierë të nisur në teatër që në vitin 1968, Gülsen Tuncer mbetet një nga emrat e njohur të skenës dhe ekranit turk, ndërsa për publikun shqiptar do të kujtohet veçanërisht për personazhin e saj në “Dashuri e Ndaluar”

