Arinda Gjoni ka rrëfyer në Top Albania Radio detaje nga krijimi i këngës “Hajde Kcejna”, projekti që u kthye në një nga hitet muzikore të kësaj vere. E ftuar në emisionin “Lancio”, këngëtarja foli për mënyrën se si lindi kënga dhe idenë që qëndron pas saj.
Arinda ka zbuluar disa nga prapaskenat e projektit që ndërthur ritmet afro-dance me elemente shqiptare. Kënga është shkruar dhe kompozuar nga vetë Arinda Gjoni, ndërsa në të është përfshirë edhe fyelli me motiv të valles mirditore.
Edhe videoklipi i “Hajde Kcejna” ka tërhequr vëmendje, pasi është xhiruar në Zanzibar, duke i dhënë këngës një atmosferë verore dhe një tjetër dimension vizual. Projekti u publikua më 24 korrik dhe vazhdon të jetë pjesë e renditjes së “The Top List” të Top Albania Radio.
https://www.instagram.com/reel/DdXIrRBuQ68/?stkn=NngwYThha3M0Zjdx
