Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Long Life Clinic – Zgjidhja për shërbime shëndetësore të specializuara.

    August 11, 2026

    Krijohet harta e grupit të galaktikave, një tjetër hap për të kuptuar universin

    August 11, 2026

    Ulje të çmendura te Elisabetta Franchi, surpriza e sezonit!

    August 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Si festa e beqarisë u kthye në makth, dënohet me 32 vite burg shqiptari që plagosi tre miqtë

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Çekiçi i drejtësisë ra rëndë të hënën në Gjykatën e Jurisë së Përzier të Athinës, ku u shqiptua një dënim me 32 vite burg për 38-vjeçarin shqiptar Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, 39 vjeç, nga Vlora, për sulmin ndaj tre të rinjve nga Kreta në dhjetor 2023 në Gazi.

    Tre të plagosurit, dy vëllezërit dhe shoku i tyre nga Malia, kanë pasur fatin të shmangin më të keqen, pasi autori ka hapur zjarr ndaj tyre, duke synuar drejtpërdrejt në kokë dhe duke qëlluar pas shpine, dhe kjo për shkak të një keqkuptimi të parëndësishëm.

    Bie në sy se 38-vjeçari shqiptar ishte në kërkim për ngjarjen deri pak para nisjes së gjykimit, kur kishte informacione se ai do të dorëzohej, pas dëmshpërblimit financiar që u dha tre viktimave. Megjithatë, sipas letrës së tyre drejtuar kryetarit të trupit gjykues, dy nga të plagosurit nuk mundën të merrnin pjesë në gjykim për arsye shërimi.

    Gjatë procedurës, tre viktimat, edhe pse të kompensuara, nuk kanë qenë të pranishme, duke ua lënë vendimin gjyqësor gjyqtarëve kompetentë.

    Përfundimisht, Gjykata me juri të përzierë vendosi një dënim total prej 32 vitesh burg për 39-vjeçarin shqiptar, nga të cilat 20 vjet duhet ti vuajë.

    NGJARJA

    Dy vëllezër nga Kreta, së bashku me shokun e tyre kishin ardhur për disa orë në Athinë për të festuar festën e beqarisë së njërit prej tyre. Teksa po ecnin në rrugë, ata debatuan me pasagjerët e një fouristrade.

    Pak metra më poshtë mjeti ndaloi dhe prej tij zbriti shoferi bashkë me pasagjerin. Pasoi një përleshje dhe një nga personat që ndodhej në fouristradë hapi zjarr duke plagosur në kokë tre të rinjtë.

    Pas ngjarjes policia shpalli në kërkim autorin kryesor, Nardi Idrizi, ndërsa arrestoi shokun e tij Emiljano Jakupi, 35 vjeç. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim edhe si pjesëmarrës në vrasjen e 40-vjecarit nga Delvina, Pëllumb Islami, në 21 shkurt 2023 në “Nea Ionia” të Athinës. Jakupi kishte precedentë penalë për drogë, vjedhje makinash dhe vjedhje banesash.

    Nardi Ismet Idrizi, 39 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Vlorë, njihet edhe si Fatbardh Idrizi.

    Vëllai i tij, Leonard Idrizi ka qenë pjesë e bandës se “Coles” ne Vlore dhe është vrarë. Pas vdekjes, ky ka marre emrin e të vëllait.

    Në 15.07.2013, Nardi Idrizi është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda me 13 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Isuf Lamaj, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Besnik Brahimaj, “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në ngjarjen e datës 23.08.2012 te karburant Alpet, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Vjedhja me dhunë” në dëm të shtetasit Viktor Gjoleka, “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim, në ngjarjen e datës 11.05.2012 të Kazino Flamingo, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Vjedhja e bankave” kryer në bashkëpunim (në ngjarjen e datës 13.12.2010), “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

    Në një episod në 23.08.2012 pas një grabitjeje në Vlorë, Nardi Idrizi ka hapur zjarr ndaj patrullës së policisë ku ndodheshin policët Isuf Lamaj dhe Besnik Brahimaj. Rezulton i arrestuar në Vlorë në gusht 2012.

    Në vitin 2022 është zbuluar se ky person ka përfituar ulje të paligjshme dënimi në burgun e Fierit gjatë vitit 2020, pasi Prokuroria hetoi një skemë shpërdorimi detyre në këtë burg.

    Në prill 2024, Nardi Idrizi u shpall sërish në kërkim nga policia greke si pjesë e një grupi që merrte sende të vjedhura nga grabitës të ndryshëm.

    Në shkurt 2024, policia greke arrestoi vëllain e Nardit, Joni Idrizi, pasi kërkohej në Shqipëri për thyerje të masës së sigurisë. Edhe ai rezulton i dënuar më parë në Shqipëri në vitin 2012 për grabitje me armë në banka, kazino e karburante.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleGenta Ismajli sot feston ditëlindjen, sdo ta besoni sa vjec ben
    Next Article “R-Evolution”: Skulptura e një gruaje nudo pushton San Franciskon

    Related Posts

    Kriza e Ceutës, BE godet TikTok dhe Meta: Çfarë roli luajtën rrjetet sociale?

    August 8, 2026

    Paguaj me telefon, pa kartë e pa para cash? Ja çfarë po ndryshon në Shqipëri

    August 8, 2026

    Spektakli që nuk duhet humbur! Kavaja Summer Night premton një natë të paharrueshme

    August 5, 2026

    Shqipëria nis përgatitjet për adoptimin e euros si monedhë zyrtare

    July 17, 2026

    Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike me përmbajtje të lartë kafeine për personat nën 16-vjeç

    July 17, 2026

    Koncerti i Kanye West “paralizon” Tiranën, ja rrugët që bllokohen

    July 11, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Long Life Clinic – Zgjidhja për shërbime shëndetësore të specializuara.

    August 11, 2026

    Long Life Clinic ofron mundësi për pacientët që kërkojnë shërbime mjekësore të specializuara në Turqi,…

    Krijohet harta e grupit të galaktikave, një tjetër hap për të kuptuar universin

    August 11, 2026

    Ulje të çmendura te Elisabetta Franchi, surpriza e sezonit!

    August 11, 2026

    Kush është vajza Shqipëtare, që po pushton ekranet dhe pasarelat nderkombëtare?

    August 11, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by