“Sot u shua një pjesë e zemrës sime…” Mimoza Ahmeti humb të atin dhe ndan me ndjekësit dhimbjen e madhe përmes një dedikimi prekës. Poetja dhe shkrimtarja e njohur kujton babain e saj të shtrenjtë, ndërsa fjalët që kishte ndarë vetëm pak kohë më parë në “Ferma VIP 3” marrin tashmë një tjetër kuptim.
Gjatë qëndrimit në fermë, Mimoza kishte folur për të atin që jetonte në SHBA dhe kishte treguar se nuk e kishte takuar prej vitesh, duke shprehur dëshirën për të qenë sërish pranë tij pas përfundimit të eksperiencës televizive.
Sot, ajo dëshirë vjen me një dhimbje të pakrahasueshme.


