Fituesja e “Big Brother VIP 5”, Selin Bollati, ka konfirmuar rikthimin e saj në Top Channel, këtë herë me një rol të ri televiziv. E ftuar në “Ftesë në 5”, Selin bëri të ditur se gjatë sezonit të ri do të jetë pjesë e programit “Goca dhe Gra”.
Selin e cilësoi këtë rikthim si realizimin e një ëndrre të vjetër, duke treguar se Top Channel ishte një televizion ku kishte ëndërruar të shfaqej që në fëmijëri. Ajo u shpreh e emocionuar për mundësinë dhe tha se ky është një kapitull i ri në rrugëtimin e saj televiziv pas suksesit në BBVIP 5.
Pjesëmarrja e saj në “Goca dhe Gra” pritet të jetë një nga risitë e sezonit të ri, ndërsa vetë Selin nuk ka zbuluar ende shumë detaje për rolin që do të ketë në program.
