Për shumë gra, çanta nuk është thjesht një aksesor, por një simbol luksi dhe stili. Disa modele të krijuara nga markat më prestigjioze në botë arrijnë çmime marramendëse, duke u kthyer në objekte koleksionimi.
Në listën e çantave më të shtrenjta përfshihen modele të Hermès, Chanel, Lana Marks dhe Mouawad. Çmimet nisin nga rreth 150 mijë dollarë për një Hermès Birkin prej krokodili dhe shkojnë deri në 3.8 milionë dollarë për “Mouawad 1001 Nights Diamond Purse”.
Ndër modelet më të rralla janë edhe Hermès Birkin by Ginza Tanaka, me vlerë rreth 1.9 milionë dollarë, Hermès Kelly Rose Gold, që kushton rreth 2 milionë dollarë, si dhe Hermès Chaine d’Ancre, me një çmim prej 1.4 milionë dollarësh.
Këto çanta dallohen jo vetëm për markën, por edhe për materialet luksoze, punimin artizanal dhe përdorimin e gurëve të çmuar, duke i bërë disa prej tyre më shumë vepra arti sesa aksesorë të zakonshëm mode.
