Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    “Jo më AI në shkollë!”Nju Jorku ndalon përdorimin e chatbot-eve deri në gjimnaz

    September 5, 2026

    Pas situatës me Eduart Kuçin, Jozefin Marku shoqërohet në polici!

    September 5, 2026

    Pse kontrollojmë telefonin edhe kur nuk kemi njoftime?

    September 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës,shqiptarja që ndryshoi jetën e mijëra njerëzve

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Sot shënohen 10 vite nga një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e figurës së Nënë Terezës, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu.

    Më 4 shtator 2016, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku drejtoi Meshën e Shenjtërimit të murgeshës shqiptare, duke e shpallur atë Shën Tereza e Kalkutës. Ceremonia u zhvillua në kuadër të Jubileut të Mëshirës dhe mblodhi mbi 120 mijë besimtarë nga e gjithë bota, mes tyre edhe shumë shqiptarë.

    Një ditë më pas, më 5 shtator, u zhvillua ceremonia e regjistrimit të saj në Kalendarin e Përgjithshëm Romak. Data përkon edhe me ditën e vdekjes së Nënë Terezës, më 5 shtator 1997.

    Procesi i shenjtërimit u bazua në njohjen e dy mrekullive të atribuuara ndërmjetësimit të saj pas vdekjes. Përpara shenjtërimit, Nënë Tereza ishte lumturuar nga Papa Gjon Pali II në vitin 2003, pas njohjes së mrekullisë së parë.

    E lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, Nënë Tereza iu përkushtua jetës fetare që në moshë të re dhe në vitin 1929 nisi misionin e saj në Indi. Në vitin 1950 themeloi Kongregatën e Misionareve të Bamirësisë, e cila u shndërrua në një prej organizatave më të njohura të shërbimit ndaj njerëzve në nevojë në mbarë botën.

    Në vitin 1979, ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqen. Nënë Tereza kërkoi që paratë e çmimit të përdoreshin për të ndihmuar të varfrit.

    Figura e saj mbetet e lidhur ngushtë edhe me Shqipërinë. Pas rënies së komunizmit, Nënë Tereza vizitoi vendin e origjinës së familjes së saj dhe hapi shtëpi të Misionareve të Bamirësisë, duke nisur një mision që vijon edhe sot.

    Arkivi fotografik i Agjencisë Telegrafike Shqiptare ruan disa prej momenteve më të veçanta të këtyre vizitave. Në fotografi dokumentohen mbërritja e saj në aeroportin e Rinasit, takimet me fëmijë e besimtarë, vizitat në institucione fetare dhe hapja e shtëpisë së bamirësisë në Tiranë.

    Nënë Tereza kishte vizituar Shqipërinë edhe në vitin 1989, ndërsa në vitin 1993 u takua me Papa Gjon Palin II gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri.

    Në nder të saj, 5 shtatori është shpallur edhe Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

    Në Shqipëri, kjo datë zëvendësoi 19 shtatorin, Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, si festë zyrtare.

    Dhjetë vite pas shenjtërimit, Nënë Tereza vijon të mbetet një prej figurave shqiptare më të njohura në botë dhe një simbol i përkushtimit, mëshirës dhe shërbimit ndaj njerëzve në nevojë.

    Ajo u nda nga jeta më 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous Article“Nuk më lejohet të flas”Deklarata e Elijona Binakajt ngre pikëpyetje
    Next Article Pse kontrollojmë telefonin edhe kur nuk kemi njoftime?

    Related Posts

    “Sot u shua një pjesë e zemrës sime”, Mimoza Ahmeti prek me mesazhin pas humbjes së të atit

    September 4, 2026

    Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

    September 3, 2026

    FDA miraton ilaçin e ri për kancerin e pankreasit, pothuajse dyfishon mbijetesën

    August 28, 2026

    Shqipëria më e shtrenjtë në rajon për ushqimet, ja produktet që kushtojnë më shumë

    August 26, 2026

    Vendimi i ri i SHBA-së, çfarë pritet të ndodhë me vizat e azilkërkuesve?

    August 25, 2026

    Euro bie sërish, zbret nën 93 lekë dhe prek minimumin e ri historik

    August 15, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    “Jo më AI në shkollë!”Nju Jorku ndalon përdorimin e chatbot-eve deri në gjimnaz

    September 5, 2026

    Për një vit, shkollat publike të Nju Jorkut do të kufizojnë përdorimin e inteligjencës artificiale…

    Pas situatës me Eduart Kuçin, Jozefin Marku shoqërohet në polici!

    September 5, 2026

    Pse kontrollojmë telefonin edhe kur nuk kemi njoftime?

    September 5, 2026

    10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës,shqiptarja që ndryshoi jetën e mijëra njerëzve

    September 5, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by