Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

    September 3, 2026

    Pse na vijnë përgjigjet perfekte në mendje pikërisht para gjumit?

    September 3, 2026

    Zbulimet më të famshme që u bënë krejt rastësisht

    September 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Ashtu sikurse ishte bërë e ditur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, prej 3 shtatorit kanë hyrë në fuqi kufizimet e reja për importin e mishit nga Brazili, pas ndryshimeve të miratuara nga Bashkimi Europian dhe të reflektuara edhe nga vendi ynë.

    Brazili u hoq nga lista e vendeve të autorizuara për disa kategori produktesh me origjinë shtazore, pasi Komisioni Europian deklaroi se nuk kishte marrë garancitë e nevojshme për shkak të përdorimit të medikamenteve veterinare që rrisin masën muskulare të kafshëve.

    Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi të vendit tonë, të dhënat zyrtare tregojnë se Shqipëria ka pasur një varësi të konsiderueshme nga produktet e mishit të importuara nga Brazili.

    Referuar të dhënave të INSTAT, vetëm gjatë periudhës janar-korrik 2026 Shqipëria importoi gjithsej rreth 28.1 mijë tonë mish dhe të brendshme të ngrënshme, prej të cilave 9.2 mijë tonë erdhën nga Brazili, ose 32.8% të sasisë totale të importuar.

    Ky vendim për produktet e mishit brazilian mund t’i detyrojë importuesit të orientohen drejt tregjeve të tjera, që mund të kenë kosto më të larta.

    Nga ana tjetër, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaron se ngarkesat e mishit të shpendëve dhe të gjedhit me origjinë nga Brazili, për të cilat certifikata shëndetësore veterinare zyrtare është nënshkruar dhe/ose lëshuar përpara datës 3 shtator, do të vijojnë të pranohen në Pikat e Kontrollit Kufitar, edhe nëse këto ngarkesa mbërrijnë në territorin tonë pas kësaj date.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticlePse na vijnë përgjigjet perfekte në mendje pikërisht para gjumit?

    Related Posts

    FDA miraton ilaçin e ri për kancerin e pankreasit, pothuajse dyfishon mbijetesën

    August 28, 2026

    Shqipëria më e shtrenjtë në rajon për ushqimet, ja produktet që kushtojnë më shumë

    August 26, 2026

    Vendimi i ri i SHBA-së, çfarë pritet të ndodhë me vizat e azilkërkuesve?

    August 25, 2026

    Euro bie sërish, zbret nën 93 lekë dhe prek minimumin e ri historik

    August 15, 2026

    Shifra që po habit Europën: Ja sa njerëz pinë duhan çdo ditë

    August 15, 2026

    Kriza e Ceutës, BE godet TikTok dhe Meta: Çfarë roli luajtën rrjetet sociale?

    August 8, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Shqipëria ndalon importin e mishit nga Brazili

    September 3, 2026

    Ashtu sikurse ishte bërë e ditur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, prej 3 shtatorit kanë…

    Pse na vijnë përgjigjet perfekte në mendje pikërisht para gjumit?

    September 3, 2026

    Zbulimet më të famshme që u bënë krejt rastësisht

    September 3, 2026

    Edi Kuçi reagon pas përplasjes me Jozin: “Pabesia ka rrëzuar edhe mbretër”

    September 3, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by