Françeska Murati ka konfirmuar publikisht se është ndarë prej kohësh nga bashkëshorti dhe babai i djalit të saj. Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 3” sqaroi se ndarja nuk ka ardhur si pasojë e eksperiencës së saj në reality show, duke i cilësuar këto aludime si trillime.
Ajo theksoi se pavarësisht ndarjes, mes tyre ka ende shumë respekt dhe një marrëdhënie të mirë, pasi janë njohur që në moshën 15-vjeçare. “Duhemi si shokë”, u shpreh Françeska, duke shtuar se të dy kanë një dashuri të madhe për djalin e tyre dhe vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mira edhe me familjet përkatëse.
Françeska foli edhe për foton nga plazhi që shkaktoi aludime për një lidhje të re. Ajo deklaroi se imazhi ishte i modifikuar me Photoshop dhe se në momentin e fotografisë ishte me një shoqe. Sipas saj, fotot e saj janë manipuluar edhe më parë me Photoshop ose AI, duke krijuar histori që nuk janë të vërteta.
