Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Pse në disa vende të botës njerëzit nuk përdorin perde në shtëpi?

    November 19, 2026

    Piktura e Van Gogh shkruan historinë shitet për një çmim rekord prej 190 milionë dollarësh

    November 19, 2026

    Instagram sjell një ndryshim të shumëpritur, tani mund të editoni Story-t edhe pasi i publikoni!

    November 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    6 startup-e shqiptare drejt tregut gjerman, sipërmarrësit prezantojnë idetë e tyre në Düsseldorf

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Gjashtë startup-e shqiptare do të prezantojnë projektet dhe zgjidhjet e tyre përpara sipërmarrësve, investitorëve dhe profesionistëve të diasporës shqiptare në Gjermani, në një aktivitet që do të zhvillohet më 23 nëntor 2026 në Düsseldorf.

    Takimi organizohet nga GERMIN dhe Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Gjermani, me mbështetjen e GIZ/EU4Innovation dhe në partneritet me Startup Albania. Qëllimi është të krijohen mundësi të reja bashkëpunimi, investimi dhe hyrjeje në tregun gjerman për sipërmarrjet shqiptare.

    Në aktivitet do të prezantohen gjashtë projekte nga fusha të ndryshme të teknologjisë dhe inovacionit.

    Bëhet fjalë për Coastify, një platformë që synon të lidhë bizneset dhe vizitorët në bregdetin shqiptar; THE NOT FIT, një sistem digjital për menaxhimin e palestrave; SENTRIS, një platformë për analizën dhe menaxhimin e rreziqeve si përmbytjet dhe zjarret; Tidda, e fokusuar te shëndetësia digjitale dhe inteligjenca artificiale; Qherence, që zhvillon zgjidhje për sigurinë kibernetike; si dhe NextInnovate, një platformë që ndihmon organizatat të gjejnë financime dhe të menaxhojnë projekte përmes inteligjencës artificiale.

    Në delegacionin shqiptar do të jetë edhe Arjan Ymeri, drejtor i Innovation4Albania, së bashku me përfaqësues të GIZ/EU4Innovation dhe GERMIN.

    Programi do të nisë me një takim mirëseardhjeje, ndërsa më pas do të prezantohet ekosistemi i inovacionit në Shqipëri dhe mundësitë e bashkëpunimit me bizneset shqiptare në Gjermani. Secili startup do të ketë gjashtë minuta për prezantimin e projektit dhe katër minuta për pyetje e përgjigje.

    Pjesa përmbyllëse do t’i kushtohet rrjetëzimit dhe takimeve të drejtpërdrejta mes themeluesve, investitorëve, sipërmarrësve të diasporës dhe partnerëve të mundshëm.

    Aktiviteti do të zhvillohet nga ora 18:00 deri në 21:00, në Wirtschaftsclub Düsseldorf, në adresën Blumenstraße 14, 40212 Düsseldorf.

    Pas përfundimit të takimit, GERMIN do të koordinojë kontaktet e mëtejshme mes themeluesve dhe personave të interesuar, në bashkëpunim me rrjetin e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleHoroskopi për ditën e sotme, 19 Nëntor 2026
    Next Article Një ditë dritë larg Tokës, sonda e NASA-s arrin distancën që duket e pabesueshme!

    Related Posts

    Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti shtetas i huaj, dyshohet edhe një rast tjetër

    November 18, 2026

    82 vite nga Çlirimi i Tiranës, kryeqyteti përkujton historinë dhe sakrificat!

    November 17, 2026

    Gjykata e Hagës dënon Thaçin me 17 muaj burg për pengim të drejtësisë

    November 17, 2026

    Ministri Demo: Nga 1 janari ulen tarifat e dokumenteve të identifikimit për kategoritë në nevojë

    November 17, 2026

    Blendi Fevziu prezanton koleksionin e tij në Prishtinë!

    November 17, 2026

    Arlinda Dudaj sjell në vëmendje librin “Spanja në demokraci”: Një mësim historik edhe për Shqipërinë

    November 14, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Pse në disa vende të botës njerëzit nuk përdorin perde në shtëpi?

    November 19, 2026

    Në shumë vende të botës, sidomos në disa qytete të Evropës Veriore, mund të vëresh…

    Piktura e Van Gogh shkruan historinë shitet për një çmim rekord prej 190 milionë dollarësh

    November 19, 2026

    Instagram sjell një ndryshim të shumëpritur, tani mund të editoni Story-t edhe pasi i publikoni!

    November 19, 2026

    Deborah Keçi thyen heshtjen në podcastin FitStation, ku flet për herë të parë mbi akuzat në çështjen “5D”.

    November 19, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by