Një takim i veçantë me lexuesit do të mbahet sot në Prishtinë, ku gazetari dhe autori Blendi Fevziu do të prezantojë koleksionin e tij të librave.
Lajmi është bërë i ditur nga “Dukagjini Bookstore”, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftohet se të gjithë librat e autorit do të jenë të disponueshëm në një set të vetëm, me 20% zbritje.
Promovimi do të zhvillohet më 17 nëntor, në orën 18:30, në ambientet e Dukagjini Center, në Lakrishtë, në sallën “Agim Lluka”.
Një mundësi për të gjithë admiruesit e autorit që të njihen më nga afër me koleksionin e tij dhe të përfitojnë nga oferta speciale.

