Në një rrëfim për jetën, karrierën dhe përballjen me drejtësinë, Keçi u shpreh se nuk është penduar për vendimin e saj për t’u rikthyer në Shqipëri dhe për të kontribuar në vend.
“Nuk jam penduar që jam rikthyer dhe kam kontribuar në vendin tim. Nuk e kam turp të them që me punën që kam bërë, kam bërë revolucion. Kam transformuar institucionet që kam drejtuar dhe, fatmirësisht, kjo matet me fakte. Punën time të mirë në Klubin e Tiranës e tregojnë kupat dhe trofetë që janë marrë në tre vitet e fundit, aq sa nuk ishin marrë në 30 vite”, u shpreh Keçi.
Duke iu referuar akuzave ndaj saj, ajo deklaroi:
“Kam një pyetje për të gjithë gazetarët. Unë jam akuzuar për vjedhje dhe korrupsion, por unë kam bërë vetëm një pabarazi në tendera. Po, e kam bërë dhe për këtë kam marrë dënimin që meritoj. Por, në konceptin tim, ajo quhet një nder që ajo kompani i ka bërë Klubit të Tiranës.”
Një intervistë në FitStation ku Deborah Keçi rrëfen versionin e saj të ngjarjeve, flet për punën në institucionet që ka drejtuar dhe u përgjigjet për herë të parë pyetjeve mbi çështjen “5D”.
