Flokët e gjatë po rikthehen fuqishëm në trend dhe duket se do t’i shohim gjithnjë e më shumë kudo. Nga tapetet e kuqe te rrjetet sociale, modelet me flokë të gjatë po marrin sërish vëmendjen dhe po rikthejnë një nga pamjet më ikonike të viteve të fundit.
Të gjatë, të drejtë, me onde apo me shtresa, këtë sezon flokët po marrin më shumë gjatësi dhe volum. Ndryshe nga prerjet shumë të shkurtra që kanë dominuar për një periudhë, trendi i ri fokusohet te një pamje më femërore, elegante dhe e kuruar, që mund të përshtatet me stile të ndryshme.
Nëse po mendonit t’i shkurtonit flokët, ndoshta ia vlen të prisni pak! Flokët e gjatë po bëjnë rikthimin e madh dhe gjithçka tregon se do të jenë një nga tendencat më të pëlqyera të sezonit.
