Pas suksesit të albumit të tij të fundit, Don Xhoni ka vijuar turin e tij muzikor me performanca në vende të ndryshme. Mbrëmjen e kaluar, reperi ka qenë i pranishëm në Gjakovë, ku një moment gjatë koncertit ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Gjatë performancës, një person nga turma duket se ka provokuar reperin, edhe pse nga pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht.
Sipas videove të publikuara, Don Xhoni ka reaguar duke i hedhur pijen në drejtim të personit që ndodhej pranë skenës. Menjëherë pas kësaj, në skenë është afruar edhe vëllai i tij, Leonardi, por reperi ka ndërhyrë duke e ndaluar që situata të merrte një drejtim tjetër.
Pas këtij momenti të tensionuar, Don Xhoni ka zgjedhur të vazhdojë performancën dhe ta lërë pas incidentin, duke vijuar koncertin normalisht.
Pamjet nga kjo situatë janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime dhe diskutime të shumta mes ndjekësve të reperit.
