Fifi ka vendosur t’u përgjigjet publikisht kritikave që merr në rrjetet sociale për karrierën e saj muzikore. Këngëtarja ka ndarë një video krah djalit të saj, Theo Mal, duke treguar se shpesh përballet me komente si “Ke dështuar Fifi”, “Na mungon Fifi e vjetër” apo “Pse po lodhesh kot?”.
Por pas kësaj tërheqjeje nga muzika fshihet një arsye shumë personale. Fifi ka bërë të qartë se aktualisht prioriteti i saj kryesor është djali, duke zgjedhur të jetë pranë tij gjatë viteve të para të jetës.
“Jam pak e zënë duke rritur një burrë, me qenë i lumtur, i përmbushur dhe mos me i munguar në këto vitet e para mami”, është shprehur artistja.
Fifi, e cila është bërë nënë prej rreth tre vitesh, duket se ka zgjedhur të ngadalësojë ritmin profesional për t’i kushtuar më shumë kohë familjes. Megjithatë, për fansat që presin rikthimin e saj, këngëtarja ka lënë një mesazh optimist.
“Jam e zënë duke qenë mami… ama mami do të kthjellohet edhe pak… më besoni edhe pak”, shkroi ajo, duke lënë të kuptohet se rikthimi i saj i plotë në muzikë mund të mos jetë shumë larg.
