Pas gati një dekade së bashku, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez i kanë dhënë fund beqarisë. Çifti u martua më 11 gusht 2026, në një ceremoni civile private në Cascais të Portugalisë, ku të pranishëm ishin edhe pesë fëmijët e tyre.
Lajmin e ëmbël e konfirmuan vetë përmes rrjeteve sociale, duke zgjedhur një mënyrë shumë të thjeshtë për ta ndarë me fansat. Ronaldo publikoi një fotografi ku shihen duart e çiftit me unazat e martesës, shoqëruar me inicialet “C❤️G”.
Ronaldo dhe Georgina janë bashkë prej vitit 2016 dhe lidhja e tyre u bë publike një vit më vonë. Gjatë këtyre viteve, çifti ka ndërtuar një familje të madhe dhe ka kaluar së bashku edhe momente shumë të vështira, përfshirë humbjen e djalit të tyre në vitin 2022.
Fejesa e tyre u bë publike në gusht 2025, kur Georgina ndau në rrjete sociale unazën e fejesës. Pas pritjes së gjatë, çifti tashmë ka zyrtarizuar dashurinë e tyre, duke zgjedhur një ceremoni intime dhe larg vëmendjes së madhe mediatike.
Martesa shënon një kapitull të ri për çiftin, i cili prej vitesh është një nga dyshet më të komentuar të botës së showbiz-it dhe sportit.
