Një detaj i veçantë nga eksperienca e Franceska Rustemit në Miss Universe ka tërhequr sërish vëmendjen. Modelja shqiptare ka publikuar një foto të Genesis Vera, Miss Universe Veracruz 2026, e cila shfaqet me një kostum që sjell në vëmendje look-un e Franceskës.
Por këtë herë nuk bëhet fjalë thjesht për një ngjashmëri. Në story-n e saj, Franceska ka ndarë me ndjekësit rikthimin e kostumit të Mbretëreshës Teuta në skenën e Miss Universe, duke vlerësuar punën e stilistes Mimoza Kadrija dhe duke shprehur kënaqësinë që kjo veshje po rikthehet sërish në konkurs.
“Jam shumë e lumtur që ideja ime për të sjellë në jetë kostumin e Mbretëreshës Teuta dhe t’ia besoja Mimoza Kadrijas po rikthehet sërish në Miss Universe”, shkruan Franceska, duke ndarë edhe foton e Genesis.
Ky rikthim e bën edhe më interesant historinë e kostumit, i cili tashmë po shfaqet sërish në një nga skenat më të rëndësishme të konkurseve të bukurisë.
Një ide shqiptare që duket se po merr një tjetër jetë në skenën ndërkombëtare.
