Justin Bieber ka surprizuar fansat e tij me një postim të ri në Instagram, ku publikoi një listë të veçantë me “rregullat e familjes Bieber”. Ky postim erdhi për të shënuar një moment të rëndësishëm në jetën e tij dhe të gruas, Hailey Bieber, duke treguar vlerat që ata mbajnë si familje.
Në tabelën e publikuar, Justin thekson rregulla që lidhen me qetësinë, bujarinë dhe balancën në jetë, si:
- Pushimi eshte një formë adhurimi.
- Qëndrueshmëri dhe jetë e balancuar.
- Cilësi dhe persosmëri në gjithçka që krijojmë.
- Inovacion dhe evolucion i pervojës njerëzore.
- Kujdesemi për shëndetin dhe mirëqenien tonë si shprehje dashurie për veten.
- Mbështesim qëndrueshmërinë dhe krijimin e produkteve që ndihmojne njerëzimin.
- Duhet të dhurojmë ndjesi frymëzimi për njerëzit.
- Ushqejmë bujarinë dhe mirësinë duke dhënë kohë, para dhe respekt për të tjerët.
- E shohim jetën si një dhuratë dhe praktikojmë mirënjohje çdo ditë.
- Besojmë në dinjitetin dhe vlerën e përjetshme të
çdo njeriu.
Fansat reaguan me habi dhe humor, duke komentuar se disa prej këtyre rregullave janë krejt ndryshe nga pritshmëritë e zakonshme për një familje yjesh. Postimi u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka bërë xhiron e internetit, duke ndezur diskutime mbi jetën private dhe vlerat familjare të Bieber-ëve.
Ndërkohë, Justin dhe Hailey vazhdojnë të ndajnë pjesë të jetës së tyre personale me fansat, duke kombinuar transparencën dhe stilin e tyre unik, gjë që e bën familjen e tyre gjithmonë temë diskutimi dhe kurioziteti për publikun.
