Çmimet e banesave në Europë janë rritur shumë më shpejt se të ardhurat, duke e renditur Lisbonën si qytetin më pak të përballueshëm për blerjen e një shtëpie. Sipas të dhënave të Numbeo, një banesë në kryeqytetin portugez kushton rreth 18.7 herë më shumë se të ardhurat vjetore të një familjeje mesatare, ndërsa Tirana renditet në vendin e pestë, me një raport prej 18.1.
Në 10 vitet e fundit, çmimet e banesave në Portugali janë rritur me rreth 240%, ndërsa pagat vetëm me 59%, duke krijuar një hendek të madh mes të ardhurave dhe kostos së strehimit. Ekspertët e lidhin këtë me mungesën e banesave, kërkesën e lartë dhe interesin e investitorëve të huaj.
Megjithëse shumë e konsiderojnë tregun të mbivlerësuar, ekonomistët nuk presin një rënie të menjëhershme të çmimeve, pasi kërkesa vazhdon të jetë e lartë dhe oferta mbetet e kufizuar.
