Këngëtari Jozefin Marku është shoqëruar sot në polici, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqen duke dhunuar Edi Kuçin. Lajmi është konfirmuar nga Top Channel.
Bashkë me Markun është shoqëruar edhe një person tjetër i dyshuar si i përfshirë në ngjarje. Sipas hetimeve, videoja është regjistruar në Tiranë, pranë mbikalimit të Rinasit, ndërsa policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë për identifikimin e personave të tjerë.
Ndërkohë, një ditë më parë, Prokuroria e Pejës kishte lëshuar fletë-arrest për Markun në lidhje me dhunimin e shtetasit nga Kosova.
