Pas videos që ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, ku shfaqet një përplasje fizike mes Jozit dhe Edi Kuçit, ky i fundit ka vendosur të reagojë publikisht dhe të japë versionin e tij për atë që ka ndodhur.
Edi ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video që përmban disa sekuenca nga momenti i përplasjes, duke iu përgjigjur kështu diskutimeve dhe pretendimeve që kanë qarkulluar në rrjet pas publikimit të pamjeve.
Krahas videos, Edi ka zgjedhur të shoqërojë pamjet edhe me një deklaratë të fortë, duke lënë të kuptohet se situata nuk ka qenë një përballje mes dy personave, siç mund të jetë perceptuar fillimisht.
Sipas tij, përballja ka qenë në disavantazh për të, pasi pretendon se ka qenë i vetëm përballë një grupi personash.
“Pabesia dhe tradhtitë kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”, shkruan Edi krahas videos së publikuar.
Deklarata e tij ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke shtuar edhe më shumë pikëpyetjet rreth asaj që ka ndodhur realisht gjatë përplasjes.
Ndërkohë, videoja e publikuar ka rikthyer në qendër të vëmendjes përplasjen mes Jozit dhe Edit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim të mëtejshëm nga ana e Jozit apo persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

