Ish-banorja e Big Brother VIP, Egli Tako, ka ndarë mendimet e saj për dashurinë dhe marrëdhëniet gjatë një interviste në “Grida Duma Podcast”, ku u ndal te mënyra se si i sheh sot raportet në çift.
Sipas Eglit, në ditët e sotme shumë njerëz nuk i kushtojnë më kohën dhe vëmendjen që meriton një marrëdhënie, ndërsa theksoi se partnerët duhet të kujdesen për njëri-tjetrin në mënyrë të natyrshme.
“Në një lidhje vajza duhet të jetë princesha, jo mashkulli. Këtë duhet ta pëlqejë edhe partneri, sepse e bën më burrë“, u shpreh ajo, duke shtuar se nuk e sheh luksin apo dhuratat si bazën e një historie dashurie, por respektin, përkujdesjen dhe kohën e dedikuar ndaj partnerit.
Gjatë bisedës, Egli foli edhe për eksperiencën e saj në Big Brother VIP, duke pranuar se ishte një periudhë që e ndryshoi dhe i dha një këndvështrim tjetër për jetën dhe marrëdhëniet. Ajo tha se nuk do të pranonte të ishte pjesë e një lidhjeje që nuk e bën të lumtur, edhe pse pranoi se ndonjëherë i mungon të ketë një partner në krah.
