Pas koncertit të shumëpërfolur në Eagle Stadium në Tiranë, reperi amerikan Kanye West (Ye) ka ndarë reagimin e tij të parë në rrjetet sociale, duke falënderuar Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për mikpritjen që iu rezervua.
Në një postim në platformën X, artisti shkroi:
Mesazhi i tij u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, ku fansat e interpretuan si një shenjë vlerësimi për organizimin e koncertit dhe atmosferën e krijuar në kryeqytetin shqiptar.
Koncerti mblodhi mijëra spektatorë nga Shqipëria dhe vende të tjera, ndërsa u shoqërua me debat të gjerë publik për organizimin dhe financimin e eventit. Pavarësisht polemikave, performanca e Kanye West e vendosi Tiranën në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare.
Reagimi i artistit vjen vetëm një ditë pas performancës së tij, duke mbyllur me një mesazh mirënjohjeje një nga ngjarjet muzikore më të komentuara të verës në Shqipëri.

