Don Xhoni ka qenë një nga emrat më të komentuar ditët e fundit, pas publikimit të albumit të tij më të ri, “100%”. Përveç projekteve muzikore, reperi tërhoqi vëmendje edhe me një fushatë promovuese ndryshe nga zakonisht, ku u shfaq duke bërë xhiro me makinë në shoqërinë e emrave të njohur si Adelina Ismaili, Vedat Bajrami, Elijona dhe figura të tjera të njohura.
Teksa po fliste për suksesin e albumit, Don Xhoni u pyet edhe për raportin e tij me ish-banoren e Big Brother VIP Albania, Loredana Brati. Duke qenë se shumë personazhe publike u bënë pjesë e videove promovuese, ai u pyet pse nuk kishte realizuar një të tillë edhe me Loredanën.
“Lori është shumë mirë, shumë ‘nice’. Kam shumë respekt për të. Raporti ynë sot është shumë i mirë. Është një vajzë shumë e mirë dhe i uroj vetëm të mira,” u shpreh reperi, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka mbetur një marrëdhënie e bazuar në respekt dhe miqësi.
Kujtojmë se gjatë verës së kaluar, Don Xhoni dhe Loredana Brati u kthyen në një nga dyshet më të komentuara në mediat rozë. Komentet dhe ndërveprimet e tyre në rrjetet sociale, si edhe një video që u bë virale, shtuan aludimet për një lidhje mes tyre. Megjithatë, deklarata e fundit e reperit duket se i jep fund spekulimeve, duke lënë të kuptohet se raporti mes tyre mbetet thjesht miqësor.
