Rike Roçi ka reaguar ashpër ndaj aludimeve dhe komenteve që po qarkullojnë së fundmi për jetën e saj private. Modelja ka publikuar një “story” në Instagram, ku duket krah një mashkulli, identitetin e të cilit ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë, ndërsa ka shpërthyer ndaj personave që, sipas saj, flasin pa ditur të vërtetën.
Në reagimin e saj, Rike ironizon ata që komentojnë lidhjen e saj, duke shkruar se është parë me partnerin në vende të ndryshme si New York, Tokyo, Maldive dhe së fundmi edhe në Vlorë, ndërsa u drejtohet kritikëve me fjalët: “gojët e liga”.
Ajo shprehet e revoltuar me mënyrën se si, sipas saj, njerëzit krijojnë histori dhe i paraqesin si fakte të kryera, vetëm për të ushqyer negativitetin në rrjet.

