Një debat i ashpër ka shpërthyer sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania mes dy banoreve, Livias dhe Selin, duke krijuar tension të madh mes tyre.
Përplasja nisi pasi Livia iu drejtua Selin me tone të forta, duke deklaruar se “jo të gjithë marrin rolin e dashnores”, ndërsa e akuzoi se qëndrimi i saj në shtëpi lidhej me afrimitetin ndaj një banori tjetër.
Selin nuk qëndroi në heshtje dhe iu kundërpërgjigj, duke i kërkuar Livias të artikulohej më mirë, ndërsa situata u përshkallëzua me ofendime dhe replika të njëpasnjëshme mes vajzave.
Në mes të debatit ndërhyri edhe Rogerti, i cili mbajti anë dhe i hodhi akuza Selin, duke shtuar edhe më shumë tensionin në ambientin e shtëpisë.
Përplasja e fortë ka bërë bujë mes ndjekësve të spektaklit, duke u kthyer menjëherë në një nga momentet më të komentuar të ditës brenda reality-show-t.
