Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Ja sa duhet ta keni temperaturën e dhomës për të bërë gjumë të rehatshëm

    April 30, 2026

    Mos e bëni më këtë! Ja pse thikat nuk duhen futur në lavastovilje

    April 30, 2026

    Si ndikojnë sekretet në mirëqenien tonë mendore dhe emocionale

    April 30, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Privatësia online në vitin 2026, luks apo e drejtë?

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Privatësia në internet mund të shndërrohet në një luks dhe jo më në një të drejtë themelore. Kështu paralajmëron Thomas Bunting, analist në institutin britanik të inovacionit Nesta, i cili flet për një të ardhme ku pajisjet inteligjente mund të mbledhin dhe të ndajnë gjithnjë e më shumë të dhëna për përdoruesit.

    Sipas tij, në një skenar të mundshëm në të ardhmen edhe frigoriferët inteligjentë mund të ndajnë informacion për zakonet ushqimore të përdoruesve me kompani të sigurimeve shëndetësore. Edhe pse një zhvillim i tillë nuk është i pashmangshëm, për shumë njerëz ideja mbetet shqetësuese.

    Megjithatë, vetë Bunting, thotë se nuk beson se ka pasur ndonjëherë privatësi të plotë në internet.

    “Ne jemi mësuar të jetojmë me këtë realitet”, shprehet ai, duke shtuar se përdoruesit shpesh pranojnë përdorimin e të dhënave të tyre si një lloj “monedhe” në këmbim të shërbimeve falas, si rrjetet sociale.

    Ai kujton se kur ishte rreth 15 vjeç, një mësues i kishte pyetur nxënësit në klasë nëse e konsideronin privatësinë një parim të rëndësishëm për t’u mbrojtur.

    “Asnjë nuk ngriti dorën”, thotë ai.

    Sipas tij, edhe sot shumë njerëz që vendosin të largohen nga rrjetet sociale e bëjnë këtë për shkak të kohës së tepërt para ekranit apo frikës nga varësia, por rrallë për çështje privatësie.

    Eksperti i sigurisë kibernetike, profesori Alan Woodward nga Universiteti i Surrey-t, thotë se njerëzit duhet të shqetësohen për privatësinë online, pasi ajo lidhet drejtpërdrejt me kontrollin mbi jetën e tyre.

    “Kur dëgjoj njerëz që thonë se nuk u intereson privatësia, i pyes pse kanë perde në dhomën e gjumit”, thotë ai.

    Sipas Woodward, kujdesi për privatësinë shpesh interpretohet si “të kesh diçka për të fshehur”, por në realitet ka të bëjë me mbrojtjen e lirisë së mendimit, eksperimentimit dhe zhvillimit personal pa mbikëqyrje të vazhdueshme.

    Ai paralajmëron se ndjenja se njerëzit monitorohen vazhdimisht mund të çojë në vetëcensurë, duke dëmtuar lirinë e shprehjes dhe, në mënyrë indirekte, edhe demokracinë.

    Industria e teknologjisë ka zhvilluar qindra mjete për mbrojtjen e privatësisë, si shfletues privatë, aplikacione mesazhesh të enkriptuara, menaxherë fjalëkalimesh, bllokues gjurmuesish dhe rrjete virtuale private (VPN).

    Megjithatë, shifrat tregojnë se rreziku mbetet i lartë. Sipas kompanisë së analizës së të dhënave Statista, vetëm në vitin 2024 më shumë se 1.35 miliardë njerëz në botë u prekën nga rrjedhje ose sulme që komprometuan të dhënat e tyre.

    Ekspertët e sigurisë kibernetike shpesh theksojnë një paradoks: edhe pse përdoruesit kanë më shumë mjete për të kontrolluar privatësinë se kurrë më parë, në praktikë ata mund të kenë më pak privatësi reale.

    Në mbarë botën ekzistojnë rreth 160 ligje kombëtare për mbrojtjen e privatësisë, sipas kompanisë Cisco. Në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, përdoruesit duhet të pranojnë “cookies” sa herë që vizitojnë një faqe interneti, programe të vogla që mbledhin të dhëna për aktivitetin online.

    Megjithatë, shumë përdorues e shohin këtë proces si një bezdi. Kjo lidhet me atë që ekspertët e quajnë “paradoksi i privatësisë”, diferenca mes shqetësimit që njerëzit shprehin për privatësinë dhe sjelljes së tyre reale në internet.

    Një sondazh i Cisco në vitin 2024 tregoi se 89% e të anketuarve deklarojnë se u intereson privatësia e të dhënave, por vetëm 38% ndërmarrin hapa konkretë për ta mbrojtur atë.

    Studiuesja Carissa Véliz, autore e librit “Privacy is Power”, thotë se shumë njerëz ndihen të pafuqishëm për të mbrojtur privatësinë e tyre.

    “Njerëzit shpesh mendojnë se nuk kanë kontroll”, thotë ajo, duke shtuar se një pjesë e problemit lidhet me faktin që shumë forma të mbikëqyrjes janë jashtë kontrollit të përdoruesve.

    Megjithatë, sipas saj, privatësia nuk është e humbur plotësisht. Véliz thekson se nevojitet një qasje e shumëanshme: rregullatorë më të fortë, kompani teknologjike më të përgjegjshme dhe përdorues që zgjedhin shërbime që mbledhin më pak të dhëna për ta.

    Sipas saj, kjo kërkon edhe një ndryshim kulturor në mënyrën se si njerëzit përdorin teknologjinë.

    “Nuk mjafton vetëm të kemi teknologjinë e duhur, duhet edhe ta përdorim atë”, përfundon ajo.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleUNICEF: Rreth 200 fëmijë të vrarë nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme
    Next Article Betohen ministrat e rinj të qeverisë “Rama 4”

    Related Posts

    Pritjes i erdhi fundi: Tesla nis prodhimin e robotaksive “Cybercab”

    April 29, 2026

    A po na bën teknologjia më të lidhur apo më të vetmuar?

    April 28, 2026

    Nga reklamat te përmbajtja: Si AI po transformon marketingun digjital

    April 25, 2026

    A duhet t’i jepni akses të plotë galerisë? Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e privatësisë!

    April 25, 2026

    Meta drejt epokës së IA-së, paralajmëron shkurtimin e 8 mijë vendeve të punës

    April 24, 2026

    Apple emëron shefin e ri pas 15 vitesh

    April 22, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Ja sa duhet ta keni temperaturën e dhomës për të bërë gjumë të rehatshëm

    April 30, 2026

    Ka disa rregulla të thjeshta që duhen ndjekur për të balancuar temperaturën e dhomës ku…

    Mos e bëni më këtë! Ja pse thikat nuk duhen futur në lavastovilje

    April 30, 2026

    Si ndikojnë sekretet në mirëqenien tonë mendore dhe emocionale

    April 30, 2026

    Mjekët: Rritet me 30% përdorimi i kokainës tek të rinjtë

    April 30, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by