Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Veprimi mes Mateos, Gimbos dhe Selinës flet shumë çfarë ndodhi realisht mes tyre

    May 9, 2026

    Studimi: Përdorimi i AI edhe për 10 minuta mund të dëmtojë aftësinë për të menduar

    May 9, 2026

    Horoskopi për ditën e sotme, 10 Maj 2026

    May 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Studimi: Përdorimi i AI edhe për 10 minuta mund të dëmtojë aftësinë për të menduar

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Një studim i ri ka ngritur shqetësime mbi ndikimin që Inteligjenca Artificiale mund të ketë te aftësitë njohëse të njerëzve. Sipas kërkimit, përdorimi i AI-së edhe për vetëm 10 minuta në detyra bazë mendore mund të ndikojë negativisht në aftësinë për të menduar dhe për të zgjidhur probleme.

    Studimi, i publikuar si preprint dhe i realizuar nga studiues të universiteteve prestigjioze si Carnegie Mellon, MIT, Oxford dhe University of California, përfshiu rreth 1,200 pjesëmarrës.

    Atyre iu kërkua të zgjidhnin ushtrime të thjeshta matematikore me thyesa dhe pyetje të kuptuarit të tekstit. Një pjesë e pjesëmarrësve kishin akses te Inteligjenca Artificiale për shumicën e pyetjeve, ndërsa më pas iu desh të vazhdonin pa ndihmën e saj.

    Rezultatet treguan se ata që përdorën AI fillimisht kishin performancë më të mirë, por sapo asistenti u hoq, ata gabuan më shumë ose i lanë pyetjet pa përgjigje.

    Studiuesit vunë re gjithashtu se përdoruesit e AI-së kishin më pak këmbëngulje për të përfunduar detyrat, një element që konsiderohet thelbësor për zhvillimin e aftësive dhe të mësuarit afatgjatë.

    Sipas raportit, përdorimi i vazhdueshëm i Inteligjencës Artificiale mund të krijojë një brez njerëzish që humbin aftësinë për të përballuar sfidat pa mbështetje teknologjike.

    Një tjetër shqetësim që ngre studimi është ajo që studiuesit e quajnë efekti i “bretkosës që zien”. Sipas tyre, varësia nga AI rritet gradualisht dhe pa u kuptuar, derisa ndikimi bëhet i madh dhe i vështirë për t’u korrigjuar.

    Kërkimi sugjeron se sistemet e ardhshme të Inteligjencës Artificiale duhet të funksionojnë më shumë si mentorë apo mësues, duke udhëzuar përdoruesit dhe jo thjesht duke u dhënë përgjigjet gati.

    Studimi vjen në një kohë kur përdorimi i mjeteve si ChatGPT dhe platformave të tjera AI po rritet ndjeshëm në shkolla, universitete dhe në vendet e punës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleHoroskopi për ditën e sotme, 10 Maj 2026
    Next Article Veprimi mes Mateos, Gimbos dhe Selinës flet shumë çfarë ndodhi realisht mes tyre

    Related Posts

    Një trend që po rritet: të rinjtë në Europë po flasin me chatbot-et për ndjenjat e tyre

    May 7, 2026

    Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

    May 6, 2026

    Roli i teknologjisë para gjumit

    May 2, 2026

    Pritjes i erdhi fundi: Tesla nis prodhimin e robotaksive “Cybercab”

    April 29, 2026

    A po na bën teknologjia më të lidhur apo më të vetmuar?

    April 28, 2026

    Nga reklamat te përmbajtja: Si AI po transformon marketingun digjital

    April 25, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Veprimi mes Mateos, Gimbos dhe Selinës flet shumë çfarë ndodhi realisht mes tyre

    May 9, 2026

    Tre nga personazhet më të komentuar të edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”,…

    Studimi: Përdorimi i AI edhe për 10 minuta mund të dëmtojë aftësinë për të menduar

    May 9, 2026

    Horoskopi për ditën e sotme, 10 Maj 2026

    May 9, 2026

    A është seksi vërtet i mirë për zemrën? Ja çfarë thonë studimet

    May 9, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by