Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Kanye West koncert live më 11 korrik në Tiranë

    April 30, 2026

    Rritja e çmimeve po i detyron shumë njerëz në Gjermani të ulin shpenzimet

    April 30, 2026

    Greqia po instalon “harpa të erës” që e kthejnë flladin në muzikë dhe prodhojnë dritë

    April 30, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Betohen ministrat e rinj të qeverisë “Rama 4”

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Ministrat e rinj të qeverisë “Rama 4” u betuan sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke marrë zyrtarisht postet. Ndryshimet në qeveri u miratuan një ditë më parë në Kuvend me votat e vetë socialistëve.

    Cilat janë ndryshimet në qeveri?

    Albana Koçiu emërohet zv/kryeministre (Zëvendëson Belinda Ballukun)

    Ferit Hoxha emërohet ministër për Europën dhe Punët e Jashtme (Zëvendëson Elisa Spiropalin)

    Toni Gogu emërohet ministër i Drejtësisë (zëvendëson Besfort Lamallarin)

    Besfort Lamallari emërohet Ministër i Brendshëm (zëvendëson Albana Koçiun)

    Ermal Nufi emërohet ministër i Mbrojtjes (zëvendëson Pirro Vengun)

    Enea Karakaçi emërohet ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë (zëvendëson Belinda Ballukun)

    Erjona Ismaili emërohet ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin (zëvendëson Toni Gogun)

    Kujtojmë se një ditë më parë, Kuvendi miratoi shkarkimet e ish-ministrave. Belinda Balluku u shkarkua me 85 vota pro nga posti i Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa Elisa Spiropali nga posti i Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme me 83 vota pro. Dekreti për shkarkimin e Pirro Vengut si Ministër i Mbrojtjes u miratua me 81 vota.

    Këto ndryshime në qeveri ndodhën pas mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrave të qeverisë më 26 shkurt. Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar këto lëvizje si një qasje të re dhe të paralajmëruara më parë. Megjithatë ai u shpreh se nëse rrethanat do të kishin qenë ndryshe nuk do të kishte hequr ish-zv/kryeministren Belinda Balluku sepse sipas tij ka pasur rezultate të jashtëzakonshme në punë.

    Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese nuk gjeti shumicën e nevojshme për të pranuar kërkesën e kryeministrit sipas të cilit vendimi i GJKKO-së për të pezulluar Ballukun kishte cënuar ndarjen e pushteteve. Trupa e tetë gjyqtarëve u nda në dy qëndrime. Katër prej tyre mbështetën logjikën e qeverisë se pezullimi i një anëtari të kabinetit kërkon ndërmjetësimin e kuvendit. Ky qëndrim nuk u mbështet nga katër gjyqtarë të tjerë, sipas të cilëve, imuniteti kushtetues nuk ofron mbrojtje nga masa e pezullimit të detyrës, dhe kjo masë i drejtohet individit, jo institucionit. Ata theksuan se zgjerimi i imunitetit përtej rasteve të parashikuara shprehimisht në Kushtetutë cenon barazinë para ligjit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticlePrivatësia online në vitin 2026, luks apo e drejtë?
    Next Article Gjërat që njerëzit inteligjentë nuk i bëjnë kurrë në një debat

    Related Posts

    Çmimet e reja të naftës dhe benzinës, sa do paguani nga sot?

    April 30, 2026

    Shqipëria në listë, BBC rendit destinacionet më të bukura të Europës pa çmime marramendëse

    April 29, 2026

    HIV rikthehet në nivele alarmante në vend të rinjtë më të prekur

    April 22, 2026

    Gjurmë helmi për minj në ushqimin e bebeve/ Skandali në Austri, çfarë dihet deri tani

    April 20, 2026

    Mbretëria e Bashkuar ndalon ushqimet e skuqura dhe me shumë sheqer në shkolla

    April 13, 2026

    Astronautët e Artemis II rikthehen në Tokë

    April 11, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Kanye West koncert live më 11 korrik në Tiranë

    April 30, 2026

    Reperi amerikan Kanye West pritet të mbajë një koncert live në Tiranë më 11 korrik,…

    Rritja e çmimeve po i detyron shumë njerëz në Gjermani të ulin shpenzimet

    April 30, 2026

    Greqia po instalon “harpa të erës” që e kthejnë flladin në muzikë dhe prodhojnë dritë

    April 30, 2026

    Çmimet e reja të naftës dhe benzinës, sa do paguani nga sot?

    April 30, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by