Ky vit shënoi momentin kur inteligjenca artificiale nuk ishte më e ardhmja, por u bë pjesë e përditshmërisë. Ndaj dhe këtë vit, revista prestigjoze Time nuk shpalli vetëm një personazh të vitit, por disa, dhe ata janë arkitektët e Inteligjencës Artificiale.
Ata janë 8 personazhe shumë të dëgjuar të ditëve të sotme, si Elon Musk, Mark Zuckerberg e Jensen Huang, drejtor ekzekutiv i Nvidias, që prodhon procesorët më të fuqishëm të botës pa të cilët ky revolucion i jashtëzakonshëm do të ishte i vështirë.
Ky titull u jepet, ashtu si gjithë pararendësve të viteve të kaluar, si njerëzit me ndikimin më të madh për momentin.
Konsiderohen si arkitektët e një periudhe që krahasohet me të ashtuquajturën “Koha e artë” të rindërtimit të Shteteve të Bashkuara mes viteve 1870–1900, (faqja e parë – 0.14), siç tregon edhe ky fotomontazh në kopertinën e revistës.
Historia e Inteligjencës Artificiale dhe ndikimi i saj në shoqëri tregojnë se ky vit shënoi një kthesë të madhe nga konceptimi tek aplikimi masiv, duke transformuar mënyrën si punojmë, mësojmë dhe jetojmë.
