Ngjyra Matcha Green po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen në botën e modës dhe këtë herë vjen në qendër të koleksionit të ri të Lulu by Luana.
Luana ka prezantuar setin e ri sportiv të markës së saj, duke sjellë një kombinim mes stilit modern, rehatisë dhe një nuance që i jep veshjes një pamje të veçantë. Koleksioni përfshin tre pjesë: Sculpting Jacket, Sculpting Leggings dhe Reverse 2n1 Top, të gjitha në ngjyrën Matcha Green.
Me një stil që mund të përshtatet si për aktivitetet sportive, ashtu edhe për përditshmërinë, seti i ri synon të kombinojë funksionalitetin me estetikën.
Ndërkohë, porositë paraprake janë tashmë të hapura dhe produktet mund të gjenden online në faqen zyrtare të markës, lulubyluana.com.
https://www.instagram.com/p/DgFL0eBEcH_/?jplx=MWRpOHY3ZWt5aWN3
