Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    “FIDELIO” kodi që nga Vlora na çoi tek vlera

    October 4, 2026

    “Nëse bëhem President, do ta kthej në Krujë” Kandidati austriak premton rikthimin e përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut

    October 3, 2026

    Pse lëkura ndryshon gjatë vjeshtës? Gabimet që bëjmë pa e kuptuar

    October 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    “FIDELIO” kodi që nga Vlora na çoi tek vlera

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Nga Ilnisa Agolli.

    Perenditë jetojnë në Olimp, ashtu si njerëzit në tokë. Nëse e zhvendos në kohëra të kaluara atë që po ndodh sot në Tiranën e luftërave të guximshe dhe rëndomta, nuk më mbetet veçse një metodë. Natyrisht, e habitshme dhe agresore. Aspak si ato që historia na mësoi. Aspak nga ajo që ia përsosi largpamësve me talente të mëdha sekretin e pushtetit. Apo rëndësinë e tij! Andaj po zgjedh të flas në këtë formë dhe t’i qëndroj besnike dritëhijevew të dyshimeve që kam kokës.

    Në kohët e sotme dhe specifiksht në Tiranën me dhe pa bashki, historia moderne ka zgjedhur protagonist ca kalkulues dembelë, që kënaqësitë e kësaj bote i përkthejnë me një aparat në dorë. Por a e deshifrojnë dot arsyen? Në mos vetë ata, kush do merret me këtë gjë? Po shohim bashkarisht se ç’po ndodh me këta kalkulues. Se si i depërtojnë materialet me simpati në çdo situatë të pa fisme: në informata instiktive ashtu dhe strategjike pa luks, por gjithnjë me femra rretheqark. Pa art të zgjedhur, por me uniformë spartanësh. Kushti është një dhe i vetëm.

    Të bësh dashuri, si agjentët sovjetikë! Vetmitarë dhe arrogantë.

    Por pse po ndodhen në Tiranë, të gjitha këto ngjarje? Këtë të gjorë, po e shohim të kacavirret në sorrolloj shtretërish Abedinësh. Të mendosh që dikur ishte zonjë e madhe, ë?

    Por në djall, zonjat e mëdha.

    Sidoqoftë, kjo mund të ishte gjëza më e shkurtër në botë, po aq sa një aparat në këto ditë.

    Mjeti më kodues në çdo epokë ka qenë gjithnjë aparati. Specialiteti më sublim në çdo epokë, ishte të dije të zbërtheje sekretin.

    Nëse kthehem në situatën aktuale, më ngjan e gjitha si një kod nazist. Spiunazhi dhe intimiteti, si dora e mbrapshtë e vdekjes.

    Megjithatë, kjo histori tani po merr një kuptim. Në fillim mesazhet e komplotistëve dhe tani videot e artistëve. Çfarë kombinimi. Çfarë shahu. Tiranës që i ka humbur çdo shqisë, i jepet për lojëra dhe kjo është argëtuese.

    Është e rëndësishme që ne dhe qeveria mos të harrojmë se pas çdo skandali, fshihet pjesa më e vështirë.
    Të ruash sekretin! Fundi i këtij programi, nuk na duhet. Është më e lehtë kur nuk di fare gjë.

    E, me aq sa kemi nxënë nga të kaluarat botërore, është se një aparat nuk mund të luaj më gjatë se sa një njeri. Asnjë aparat nuk mund të fitoj një luftë përballë njeriut. Sepse versionet false të qëmotit për disiplinë dhe hierarki, janë zhdukur. Dhe bashkë me to parimet dhe morali ynë. Në çdo shoqëri ekzistojnë njerëz që punojnë 10-të, 15-të, 20-të vjet për të ndërtuar diçka. Studiojnë. Punojnë. Humbasin gjumë dhe kohë me familjen. Përballojnë refuzime. Fillojnë nga zero. Ndërtojnë një emër dhe profesion. Ndërtojnë një vepër.

    Mandej, në pak sekonda, e gjithë kjo histori mund të zhduket nga vëmendja publike sepse del një video. 20-të vjet punë, përballë 20-të sekondave viralitet. Dhe kjo tregon shumë për mënyrën si funksionon vëmendja jonë. Vlera kërkon kohë. Antivlera kërkon vetëm një klikim. Një libër kërkon vite. Një film kërkon dekada. Një skandal kërkon vetëm një telefon. Para disa ditësh isha e ftuar tek Fevziu dhe thashë se algoritmi shpesh nuk pyet se çfarë ka vlerë. Pyet vetëm: çfarë do të shikohet? Çfarë do të klikohet?

    Çfarë do të shpërndahet? Dhe kështu antivlera ka një avantazh të tmerrshëm ndaj vlerës: është më e shpejtë. Vlera ndërtohet. Antivlera shpërthen. Dhe ne nuk kuptojmë se pse nga Vlora kaluam tek vlera.

    Sepse nuk dimë të mbajmë sekrete dhe kur shoqëria fillon të masë rëndësinë me viralitet, ndodh përmbysja morale. Njeriu që krijon bëhet më pak interesant se njeriu që ekspozohet. Vepra bëhet më pak interesante se skandali. Aftësia bëhet më pak interesante se thashethemi dhe atëherë duhet të pyesim veten: çfarë shoqërie po ndërtojmë? Nga ana tjetër është edhe industria e manipulimit të instiktit njerëzor. Ne jemi kuriozë. Është njerëzore. Duam të dimë çfarë ndodh pas dyerve të mbyllura. Duam të dimë sekretin!

    Por qytetërimi fillon, pikërisht aty ku njeriu arrin t’i vendosë kufi instiktit të vetë.

    Andaj nuk është e rëndësishme ta ruash sekretin. As të dish një sekret. E rëndësishme është ta zbërthesh atë. Mesa duket nuk ka më siguri gjetkë dhe këtë nuk është se nuk e dinim. Ajo që kuptuam është se turpi duhet të ndryshoj anë. Një normë që i shtohet shoqërisë, nga mekanizmi qeverisë. Në mbyllje po dua të nënvizoj: Intimiteti nuk e bën një njeri të keq. Shfrytëzimi i intimitetit të tjetrit, po. Gjithëcili nga ne ka diçka private. Një mesazh. Një dobësi. Një fotografi. Një gabim.
    Suksesi i një shoqërie nuk matet nga ç’vidhet prej jetës private, po nga vlera asaj që krijon dhe mos të harrojmë kurrë se dobësia nuk mund të shndërrohet në biznes.

    Po sekreti në armë?

    Kështu do e pyesja z. Kryeministër të Shqipërisë, por nuk e kam nisur ende ciklin televiziv dhe deri atëherë, duhet të kem zbuluar kodin.

    I cili me gjasë vijon të jetë prapë: “FIDELIO”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous Article“Nëse bëhem President, do ta kthej në Krujë” Kandidati austriak premton rikthimin e përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut

    Related Posts

    “Belaja” bën namin në Europë! Bujar Mustafa në vendin e parë në Gjermani e Zvicër

    October 3, 2026

    Kjo është e vërteta në lidhje me aludimet Fake News nga Elton Tozaj për Luana Vjollcën!!!

    October 1, 2026

    Një tjetër zhvillim pas videove,Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën, reagon kompozitori

    October 1, 2026

    Vrima e çelësit u bë kullosë makaronash

    October 1, 2026

    “LONDON, MEET LULU”/ Luana Vjollca surprizon me lëvizjen e radhës: Marka e saj shfaqet në Londër

    September 30, 2026

    Masakër në industrinë e Showbizit: Pse ka regjistruar kompozitori Adrian Hila videot intime me personazhet VIP?

    September 30, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    “FIDELIO” kodi që nga Vlora na çoi tek vlera

    October 4, 2026

    Nga Ilnisa Agolli. Perenditë jetojnë në Olimp, ashtu si njerëzit në tokë. Nëse e zhvendos…

    “Nëse bëhem President, do ta kthej në Krujë” Kandidati austriak premton rikthimin e përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut

    October 3, 2026

    Pse lëkura ndryshon gjatë vjeshtës? Gabimet që bëjmë pa e kuptuar

    October 3, 2026

    10 mrekulli të pazakonta të botës që pak njerëz i njohin

    October 3, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by