Një valë reagimesh ka përfshirë showbiz-in shqiptar pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjet të disa videove intime ku shfaqet kompozitori Adrian Hila me persona të njohur të skenës shqiptare. Pamjet janë bërë menjëherë pjesë e diskutimeve në rrjet, duke shkaktuar reagime të shumta.
Pjesa që ka ngjallur më shumë debat lidhet me mënyrën se si janë realizuar regjistrimet dhe nëse personat që shfaqen në to kanë qenë në dijeni të filmimit. Publikimi i materialeve ka hapur gjithashtu diskutime mbi privatësinë dhe mënyrën se si materiale të tilla përfundojnë në rrjet.
Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjet, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë një reagim nga vetë Adrian Hila apo personat e përmendur.
