Këngëtari Bujar Mustafa po shënon një arritje të jashtëzakonshme në tregun muzikor europian me këngën e tij më të fundit, “Belaja”. Kënga është ngjitur në vendin e parë në charts në Gjermani, duke u kthyer në një nga sukseset më të mëdha të artistit jashtë Shqipërisë.
Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë rezultat në Gjermani është fakti se “Belaja” është kënga e vetme shqiptare në 30-shen e parë të renditjes. Përjashtim bën vetëm kënga “Malli” e MC Kreshës dhe Ernim, e cila pozicionohet në vendin e 24-t.
Suksesi nuk ndalet në Gjermani. Edhe në Zvicër, “Belaja” kryeson renditjen në vendin e parë, ndërsa Bujar Mustafa ka edhe një tjetër këngë në Top 10. “Aksident” renditet në vendin e 8-të, duke bërë që artisti të ketë dy këngë në listën e 10 këngëve më të renditura.
Rezultatet e “Belaja” po tregojnë se muzika shqiptare po gjen gjithnjë e më shumë hapësirë në tregjet ndërkombëtare, ndërsa Bujar Mustafa po tërheq vëmendje me një sukses të dyfishtë në Gjermani dhe Zvicër.




