Më 2 tetor, qyteti i Kehlit në Gjermani do të mirëpresë një nga takimet e rëndësishme të biznesit shqiptar në Gjermani. Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane pritet të mbledhë qindra përfaqësues të bizneseve, institucioneve dhe organizatave nga disa vende evropiane.
Në fokus të eventit do të jetë forcimi i bashkëpunimit ekonomik, krijimi i kontakteve të reja dhe zhvillimi i mundësive për investime dhe partneritete mes bizneseve shqiptare dhe gjermane. Në aktivitet pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë institucionalë nga Gjermania, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Një pjesë e veçantë e programit do t’i kushtohet kompanive anëtare Premium PLUS të Unionit, të cilat do të kenë mundësinë të prezantojnë aktivitetin dhe potencialin e tyre përpara partnerëve dhe investitorëve të mundshëm.
Takimi do të përmbyllet me një program artistik dhe darkë rrjetëzimi, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shkëmbejnë eksperienca, të zhvillojnë biseda biznesi dhe të krijojnë kontakte për bashkëpunime të ardhshme.

