Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Horoskopi për ditën e sotme, 23 Gusht 2026

    August 21, 2026

    Horoskopi për ditën e sotme, 22 Gusht 2026

    August 21, 2026

    Zelensky ndalon filmin vizatimor “Masha dhe Ariu” në Ukrainë, seriali akuzohet për propagandë pro-ruse

    August 21, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Asnjëherë mos pini ujë pas ushqimeve pikante, ja pse

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Kush nuk i pëlqen ushqimet pikante? Ne themi se mund t’i përballojmë të gjitha, por ndjesia që na ofrojnë ushqimet pikante na duket sikur po digjemi.

    Lëvizja e parë, pothuajse automatike që bën dikush pasi ka ngrënë diçka të nxehtë, është të pijë ujë. Megjithatë, sipas shkencëtarëve amerikanë, është gjëja më e keqe që mund të bësh

    Këto janë disa arsye pse nuk duhet të pimë menjëherë ujë:

    Një gjë e tillë funksionon në drejtim të kundërt. Ekspertët nga Shoqata Kimike Amerikane shpjegojnë se kombinimi i molekulave të ujit me substancën përgjegjëse për shijen e nxehtë të disa ushqimeve si speci djegës është si të derdhësh ujë mbi vajin që ka marrë flakë. Kjo substancë është kapsaicina, një substancë pa ngjyrë dhe pa erë që ekziston në përqendrime më të mëdha brenda specit ku janë ngjitur farat e tij.

    Kur kapsaicina bie në kontakt me mukozën e gojës shkakton një ndjesi të fortë djegieje sepse lidhet me receptorët e dhimbjes në gjuhë. Këta receptorë quhen TRPV1 dhe roli i tyre është të zbulojnë substanca të nxehta, si uji i vluar, si dhe ushqimet acidike që mund të shkaktojnë dëme në indet e gojës.

    Në momentin kur kapsaicina lidhet me to, receptorët i dërgojnë një mesazh trurit për t’i bërë të ditur se diçka e dëmshme është konsumuar dhe aktivizon mekanizma të tillë si etja për të na detyruar të pimë diçka për të nxjerrë substanca të dëmshme nga trupi.

    Sa më e lartë të jetë përmbajtja e kapsaicinës në një ushqim, aq më shumë lidhet me receptorët TRPV1 dhe aq më intensive prodhohet ndjesia e djegies. Shkalla e nxehtësisë që ndjejmë nga ngrënia e ushqimit matet me të ashtuquajturën shkallë Scoville.

    “Speci fantazmë”, për shembull, speci më djegës në botë që vjen nga India verilindore, është 400 herë më i nxehtë se tabasko dhe ka një vlerësim prej 1000 pikësh në shkallën Scoville.

    Kapsaicina që përmban ky spec lidhet me receptorët TRPV1 në të gjithë gojën dhe kështu njeriu ndjehet sikur është në zjarr. Problemi është se kapsaicina është një substancë lipofile, kështu që është praktikisht e patretshme në ujë, por mjaft e tretshme në yndyrna. Praktikisht kjo do të thotë se nëse ndjeni se jeni duke djegur dhe në vend të ujit, pini qumësht ose hani kos, do të lehtësoheni dhe sa më shumë yndyrë të përmbajë, aq më mirë.

    Qumështi gjithashtu përmban proteinën kazeinë, e cila tërheq molekulat e kapsaicinës, shtojnë ekspertët e ACS. Kështu i largojnë nga receptorët e dhimbjes dhe i tretin duke lehtësuar më tej dhimbjen. Një tjetër opsion shumë i mirë është një akullore, shtojnë ata.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleÇfarë ndjejnë qentë kur i përkëdhelim?
    Next Article Nga një emër i panjohur te podiumet botërore: Si Lara Colturi u shndërrua në yllin e skijimit shqiptar

    Related Posts

    Pse fundjava kalon gjithmonë kaq shpejt? Ja shpjegimi psikologjik

    August 21, 2026

    Net pa gjumë? Ja si një praktikë e lashtë si Tai Chi mund t’ju ndihmojë të flini më mirë

    August 21, 2026

    Më pak njerëz, më shumë dashuri: Trendi i ri që po ndryshon dasmat moderne

    August 20, 2026

    Pse gjithmonë të vijnë mendimet më të çuditshme para gjumit?

    August 18, 2026

    Pse ndihemi më të qetë pranë detit? Shkenca zbulon çfarë ndodh në trurin tonë

    August 18, 2026

    Ky gabim në mëngjes mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur gjatë gjithë ditës

    August 18, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Horoskopi për ditën e sotme, 23 Gusht 2026

    August 21, 2026

    Dashi Sot mund të ndiheni më të vendosur për të bërë një ndryshim që e…

    Horoskopi për ditën e sotme, 22 Gusht 2026

    August 21, 2026

    Zelensky ndalon filmin vizatimor “Masha dhe Ariu” në Ukrainë, seriali akuzohet për propagandë pro-ruse

    August 21, 2026

    Pse mijëra shqiptarë ngjiten çdo gusht në Malin e Tomorrit? Historia e një tradite që vazhdon prej brezash

    August 21, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by