Të apasionuarat pas modës kanë një arsye më shumë për të bërë shopping. Elisabetta Franchi po tërheq vëmendjen me uljet e sezonit, duke sjellë mundësinë për të gjetur disa prej modeleve më të pëlqyera të markës me çmime shumë më të favorshme.
Nga fustanet elegante te veshjet për mbrëmje, koleksioni përfshin modele që kombinojnë stilin glam me elegancën karakteristike të markës italiane.
Uljet janë një mundësi për ato që prej kohësh kanë pasur në wishlist një veshje nga Elisabetta Franchi, por kanë pritur momentin e duhur për ta blerë.
Me stilin e saj femëror, detajet luksoze dhe modelet që bien menjëherë në sy, marka vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar nga vajzat që duan një look elegant dhe statement.
