Cardi B ka vendosur një rekord të ri në industrinë e muzikës, duke u bërë reperja e parë në histori që arrin katër këngë të certifikuara “Diamond” në Shtetet e Bashkuara.
Së fundmi, hiti “WAP”, në bashkëpunim me Megan Thee Stallion, kaloi shifrën e 10 milionë njësive të certifikuara, duke fituar statusin “Diamond”. Kënga shënon gjithashtu bashkëpunimin e parë mes dy repereve që arrin këtë sukses.
Me këtë arritje, Cardi B shton “WAP” në listën e hiteve të saj “Bodak Yellow”, “I Like It” dhe “Girls Like You”, të cilat kanë marrë gjithashtu certifikimin “Diamond”. Ky rekord e forcon edhe më shumë pozicionin e Cardi B si një nga artistet më të suksesshme dhe me ndikim në historinë e hip-hopit.
