Shumë njerëz mendojnë se problemet me paratë vijnë vetëm nga të ardhurat e ulëta, por shpesh shkaku është mënyra si i menaxhojmë ato. Disa gabime të vogla që përsëriten çdo muaj mund të ndikojnë shumë në gjendjen tonë financiare.
Ja disa nga gabimet më të zakonshme:
1. Shpenzojmë pa plan
Një nga gabimet më të mëdha është të përdorim paratë pa pasur një ide të qartë se ku po shkojnë. Shumë njerëz habiten në fund të muajit sepse nuk e kuptojnë se sa kanë shpenzuar për gjëra të vogla.
2. Blejmë gjëra që nuk na duhen
Ofertat, reklamat dhe blerjet impulsive na bëjnë shpesh të shpenzojmë për gjëra që nuk i kishim planifikuar.Një kafe çdo ditë, një porosi ushqimi apo një blerje e vogël mund të duket pa rëndësi, por në fund të muajit mund të bëhet një shumë e madhe.
3. Nuk kursejmë asgjë
Shumë njerëz presin të mbetet diçka në fund të muajit për ta kursyer, por zakonisht nuk mbetet asgjë.Ekspertët sugjerojnë që kursimi të jetë një prioritet, edhe nëse është një shumë e vogël.
4. Përdorim kartën pa kontroll
Pagesat me kartë janë të lehta dhe shpesh na bëjnë të harrojmë sa para kemi shpenzuar.Kur nuk shohim paratë fizike duke ikur, mund të blejmë më shumë seç kemi planifikuar.
5. Nuk kemi një fond emergjence
Një problem shëndetësor, një riparim makine apo një shpenzim i papritur mund të krijojë stres financiar nëse nuk kemi kursime.Edhe një shumë e vogël e ruajtur çdo muaj mund të bëjë diferencë.
6. Paguan abonime që nuk i përdorim
Shërbimet online, aplikacionet apo abonimet mujore shpesh harrohen, por vazhdojnë të marrin para nga llogaria jonë.Kontrolloni çdo muaj se cilat shërbime përdorni vërtet.
7. Blejm për të kënaqur emocionet
Shpesh blejmë kur jemi të stresuar, të mërzitur ose duam të ndihemi më mirë. Ky quhet “shopping emocional” dhe mund të dëmtojë buxhetin
8. Nuk vendosim objektiva financiare
Pa një qëllim është e vështirë të menaxhosh paratë. Mund të jetë kursimi për një udhëtim, një shtëpi, një biznes apo thjesht siguri financiare.
