Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Benita Zena:”Më është bërë padrejtësi, e meritoja edhe…”

    July 23, 2026

    Historia prekëse e Marc Cucurella: Arsyeja emocionuese pse futbollisti nuk i lidh kurrë flokët

    July 23, 2026

    Shqipëria në Mekanizmin Global të OKB-së për zhvillimet në TIK në kontekst të sigurisë ndërkombëtare.

    July 23, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Shqipëria në Mekanizmin Global të OKB-së për zhvillimet në TIK në kontekst të sigurisë ndërkombëtare.

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, znj. Floreta Faber, po përfaqëson Shqipërinë në sesionin e parë plenar të Mekanizmit Global për Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit në kontekstin e sigurisë ndërkombëtare dhe sjelljen e përgjegjshme të shteteve në përdorimin e TIK, që po zhvillohet në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York.

    Gjatë diskutimit mbi kërcënimet ekzistuese dhe potenciale, znj. Faber paraqiti vlerësimin e Shqipërisë mbi një mjedis kibernetik gjithnjë e më kompleks, të karakterizuar nga sulme të sofistikuara, të vazhdueshme dhe të koordinuara ndaj institucioneve publike, infrastrukturave kritike dhe qytetarëve.

    Në deklaratën e saj, ajo bëri të ditur se gjatë vitit 2025 Shqipëria regjistroi 51 incidente kibernetike me ndikim të konsiderueshëm, ndërsa në vitin 2026 janë evidentuar mbi 17.7 milionë tentativa sulmesh ndaj sistemeve dhe infrastrukturave shqiptare, nga të cilat 9 raste janë klasifikuar si incidente të konfirmuara të sigurisë kibernetike. Ajo iu referua gjithashtu operacioneve kibernetike të mbështetura nga shtete ndaj institucioneve publike shqiptare, si dhe ndërthurjes së tyre me dezinformimin dhe përpjekjet për të manipuluar perceptimin publik, për të krijuar pasiguri dhe për të cenuar besimin tek institucionet.

    Një tjetër çështje e ngritur nga Shqipëria ishte ndikimi i veprimtarive të dëmshme online tek të rinjtë, përfshirë bullizmin kibernetik, manipulimin e përmbajtjeve dhe rreziqet e shtuara nga keqpërdorimi i Inteligjencës Artificiale.

    Në kuadër të punimeve, Shqipëria theksoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së qeverive, sektorit privat, akademisë, komunitetit teknik dhe shoqërisë civile në përballimin e sfidave kibernetike, si dhe rikonfirmoi angazhimin për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zbatimin e kuadrit të Kombeve të Bashkuara për sjelljen e përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleHoroskopi për ditën e sotme, 23 Korrik 2026
    Next Article Historia prekëse e Marc Cucurella: Arsyeja emocionuese pse futbollisti nuk i lidh kurrë flokët

    Related Posts

    Pse nuk duhet të përdorësh të njëjtin fjalëkalim kudo? Gabimi që mund të të kushtojë shtrenjtë

    July 15, 2026

    Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë, ka një mesazh për Shqipërinë

    July 13, 2026

    6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm

    July 11, 2026

    Temperaturat e larta? Ja ushqimet që duhet të konsumoni për të qëndruar të hidratuar.

    July 11, 2026

    7 gjëra që nuk duhet të mungojnë kurrë në valixhen tuaj

    July 10, 2026

    Horoskopi për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    July 10, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Benita Zena:”Më është bërë padrejtësi, e meritoja edhe…”

    July 23, 2026

    Benita Zena ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të rrugëtimit të saj në…

    Historia prekëse e Marc Cucurella: Arsyeja emocionuese pse futbollisti nuk i lidh kurrë flokët

    July 23, 2026

    Shqipëria në Mekanizmin Global të OKB-së për zhvillimet në TIK në kontekst të sigurisë ndërkombëtare.

    July 23, 2026

    Horoskopi për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    July 22, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by